Morata: Kur them Juventus mendoj Championsin, Pirlo trajner perfekt
Alvaro Morata është prezantuar te skuadra e Juventusit, teksa nga dita e djeshme ka nisur aventurën e dytë te bardhezinjtë. Sulmuesi spanjoll ka shprehur besimin për të triumfuar në Champions League.
“Ashtu si të gjithë vitet, Juventus do të jetë një nga ekipet më të forta në botë. Championsi mbetet në kokën tënde kur lexon fjalën ‘Juventus’, ndoshta e fitojmë që këtë vit dhe do të jemi më të lumturit. E duam të gjithë, tifozë, futbollistë e drejtues.
Pirlo? Është një efekt i bukur pozitive që u bë trajner, sepse për këtë gjë ka nevojë Juventusi. Lojtar elegant që dashuron topin. Kam zhvilluar vetëm dy stërvitje dhe jam impresionuar nga mënyra si është sjellë grupi, perfekt për këtë klubi.
Ronaldo dhe Dybala? Jam gati që të luajë me të gjithë, jam në shërbim t skuadrës. Do të japim gjithçka për të ndihmuar njëri-tjetrin. Numri i golave? Sigurisht që do të doja 40, por ka nga ata që shënojnë 40 dhe nuk fitojnë asgjë. Unë dua 15 dhe të fitoj sa më shumë. Ëndrra ime ishte që të luaja te Atletico Madrid dhe e realizova, por kur erdha këtu, isha shumë i lidhur me këtë klub dhe gjithmonë kam dashur që të kthehesha”, ka thënë Morata. /R.Lika-Koha Jone/