Morata: Nuk mendoj se Ronaldo e ka mbyllur me Juven, është i lumtur!

Alvaro Morata nuk beson se Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventusi në verë. Portugezi është  lidhur me një rikthim të mundshëm te Real Madrid pas tri sezoneve zhgënjyese në Champions League me Juventusin.

“Të gjithë na kanë kritikuar, kjo gjë na bezdis natyrisht. Unë nuk dua të shpjegoj se kush është Cristiano Ronaldo, ai kërkon gjithmonë të mbrojë fanellën e Juventusit. Nuk është i qetë, kjo edhe për faktin se një lojtar si ai është mësuar të luajë finalet e Champions League.

Megjithatë problem nuk qëndron te Juventusi pasi CR7 është i kënaqur me grupin dhe gjendja e tij shpirtërore do të ishte e njëjtë edhe në një klub tjetër, pasi një lojtar si Ronaldo që është mësuar të fitojë, është gjithmonë i mërzitur kur gjërat nuk shkojnë mirë. Por unë mendoj që ai është i lumtur te Juventusi dhe dëshiron të qëndrojë”, tha spanjolli.

Morata është në formë huazimi nga Atletico Madrid te Juventusi, teksa është shprehur se është i lumtur në Torino: “Kur je në huazim te një klub, mendimi jot vlen pak. Unë isha i lumtur te Atletico Madrid dhe jam gjithashtu shumë i lumtur te Juventusi. Për momentin nuk kam folur me drejtuesit për të ardhmen, por kam një kontratë deri në fund të sezonit dhe dua ta respektoj në maksimum atë. Jemi në fillimet e një projekti të ri dhe dua të vazhdoj të luaj për Juven”.

 

 

SHKARKO APP