Morata: Nuk mund t’i thuash jo Juventusit, është si një familje!
Alvaro Morata ndihet i lumtur për rikthimin te skuadra e Juventusit, teksa një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe në intervistën e parë pas rikthimit. Sulmuesi spanjoll është shprehur se mezi e priste një aventurë të dytë në Torino.
“Është një ndjesi shumë e bukur të kthehesh këtu, pasi kam qenë gjithmonë i lidhur me këtë klub dhe jam shumë i lumtur. Mezi pres që të stërvitem bashkë me shokët e mi.
Jam gjithmonë gati për Juventusin, pasi është një klub i madh, një skuadër e madhe dhe mbi të gjitha një familje. Mendoj se kur gjen një vend që ndihesh si në shtëpi, ekziston gjithmonë dëshira për t’u rikthyer. Sot ndihem një futbollist më i mirë dhe më i rritur në shumë aspekte”, tha 28-vjeçari spanjoll.
Atëherë ishte një skuadër e madhe, jo vetëm me Andrean, por me shumë futbollistë kampionë. Nëse Pirlo do të jetë i zoti si trajner vetëm sa 50% e asaj që ishte me topin në këmbë, atëherë do të bëjmë gjëra të mëdha”, tha Morata.
Në 2016-ën, spanjolli u përshëndet me tifozët e Juventusit me një gol të shënuar në “Olimpico” ndaj Milanit në Kupën e Italisë, ndërsa të dielën në mbrëmje mund të rikthehet sërish nga i njëjti stadium.
“Mendoj se nëse gjithçka do të shkojë sipas planit, atëherë do të kem mundësinë të luaj në atë ndeshje. Do të ishte perfekte sikur të shënoja, por aktualisht nuk po mendoj aspak për këtë. Dua të nis sa më shpejt stërvitjen me grupin dhe të luaj në fushë. Impenjimi për të shënuar nuk do të më mungojë asnjëherë’, u shpreh Morata.