Morata pezullohet me dy ndeshje pas protesës së ashpër, humbet derbin

Protesta e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit, Alvaro Morata. Vendimi është marrë sot nga Gjykata Sportive, që pasi ka analizuar edhe shënimet e arbitrave për incidentin, ka vendosur ta pezullojë me dy ndeshje spanjollin, duke shtuar edhe më shumë telashet për Pirlon.

Morata humb kështu derbin ndaj Torinos, në plan për këtë fundjavë, por edhe transfertën ndaj Genoas fundjavën e ardhshme, dy ndeshje mjaft të rëndësishme për Juventusin, që nuk e ka nisur aspak mirë kampionatin. Në dy ndeshjet në vijim edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë, do të jetë Dybala që do të mbështesë Cristiano Ronaldon.

SHKARKO APP