Moratti: Koha nuk ka ndikuar te Ibra, Lukaku më ka surprizuar

Massimo Moratti, ish-president i Interit ka folur për “Kiss Kiss Napoli” ku nuk i kurseu fjalët e mira për Ibrahimovic, ndërkohë që në garën për titull, ai evidentoi në “luftë” disa skuadra.

“Zlatan Ibrahimovic po gjëra të ekzagjeruara me fanellën e Milanit. Bëhet fjalë për një futbollist të një klasi shumë të lart. Koha nuk ka ndikuar aspak te ai. Lukaku për mua është surprizë, nuk mendoja se do të bënte kaq mirë. Belgu është një futbollist shumë i nevojshëm. Unë doja një futbollist të Napolit në Interin tim. Një si Lorenzo Insigne, do t’i duhej edhe zikaltërve. Unë do ta marrja me shumë kënaqësi.

Titulli i rezervuar për Interin dhe Juventusin? Bardhezinjtë janë gjithmonë të frikshëm sepse kanë kualitet dhe shumë eksperiencë, për shkak të shumë fitoreve. Roma është e nënvlerësuar, ose të paktën kështu mendova unë në fillim të sezonit, po bën shumë mirë me Fonsecën. Napoli ka një sulm fantastik dhe Gattuso është i zoti t’i vendos në vendet e duhura. Ngjashmëri me Interin e tripletës? Po mund të ketë, edhe pse ka shumë ndryshime”, deklaroi ish-presidenti i Interit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP