Mori fitoren e parë, Dede: Laçi na vuri më në vështirësi se të gjithë!

Nevil Dede më në fund pas 5 ndeshjes mori fitoren e parë në krye të Tiranës. Strategu duke folur pas ndeshjes nuk i kurseu komplimentet ndaj kundërshtarëve të cilët sipas tij ishin ekipi që i ka vendosur më në vështirësi.

“Fituam përballë një kundërshtari që na ka vënë më shumë në vështirësi nga të gjithë. Kjo të ngroh më shumë. Problematikë ndeshja ka brenda, por të ngrohin pikët dhe ndjenja brenda skuadrës. Është ftohtësi e mbrojtësve tanë dhe neutralizimi që duhet t’i bënin Nwabueze-s. Në 2/3 e fushës duhet të mbanim topin më shumë.

Muçi po sakrifikon, po rritet si futbollit. Po vrapon, po markon, po shfaqet para portës. Mund të bënte më mirë. Është shumë i rëndësishme për këtë vendosje. Inteligjenca dhe zgjuarsia e tij na ndihmon shumë, bashkë me Torasën. Në pjesën e parë faza sulmuese nuk shkoi si duhet.

Duhet ta pranojmë që kundërshtarin e kishim të fortë dhe me shumë cilësi. Meriton komplimente kundërshtari. Morëm 3 pikë që duhet të vinin më përpara. Duhet të harmonizojmë sa më shumë, këtë filozofi.

Bekaj? Vetëm në një situatë kundërsulmi, neve na ka kapur kundërshtari në vështirë. Penallti është situatë e momentit që ndodh.

 

SHKARKO APP