Mori vesh lajmin e rëndë për ish të dashurën, Boateng lë grumbullimin me Bayernin

Ditën e sotme në Gjermani bëri jehonë lajmi i vdekjes së Kasia Lenhardt, modelja 25-vjeçare, e cila deri në shkurtin e vitit të shkuar ishte e lidhur me yllin e Gjermanisë, Jerome Boateng.

Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Berlin, teksa këtë lajm Boateng e mori vesh nga Katari, ku ai është me Bayernin për të luajtur në Kupën e Botës për klube. “Bild” së fundmi shkruan se mbrojtësi ka braktisur menjëherë grumbullimin me lejen e klubit, teksa shumë shpejt pritet të udhëtojë për në Gjermani.

Mbrojtësi do marrë pjesë në ceremoninë e varrimit e ish të dashurës së tij, me të cilin kaloi një pjesë të jetës. Lajmin e njoftoi trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick. Bayerni do të sfidojë nesër në mbrëmje në finalen e Botërorit të Klubeve Tigres, por pa Boateng në prapavijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?