Moto Gp, sezoni i ri nis me dominimin e Marc Marquez

Garat në Moto Gp fillojnë me dominimin e kampionët të botës Marc Marquez, i cili del para gjithë të tjerëve, në provat e para zyrtare të sezonit të ri, 2015. Valentino Rossi e përfundoi garën me 1 të dhjetën e sekondës, nga kampioni i botës, por kryesoi gjatë gjithë garës, për ta mbyllur në fund pas pilotit spanjoll. Beteja e madhe dhe rivaliteti i ashpër ka filluar që në ditën e parë të testeve të Moto Gp, në pritje të botërorit që starton në 29 mars 2015, në Katar. Marqeuz  e mbylli garën e sotme, me kohën 2’00’262’’, ndërsa “doktor” Rossi me 118 të mijtat, duke dalë para shokut të skuadrës te Yamaha, Jorge Lorenzo që mbeti i shkëputur nga koha më e mirë e Marquez me 259 të mijtat. Koha e katërt më e shpejtë për Ducati, i Andrea Dovizioso.  Italiani mbeti 3 sekonda pas Marquez, por megjithatë fillimi ishte inkurajues për Ducati, me pilotin tjetër Andrea Iannone, i cili zuri vendin e 7-të.  Doviciozo la pas Honda të Daniel Pedrosas, ndërsa u shfaqën në vështirësi Suzuki, që rikthyer në garat e Moto Gp të botërorit, me Aleix Espargaro, i cili e mbylli në vendin e 14-të klasifikimin. Në ditën e parë të provave ishin të pakta incidentet. I pari që rrëshqiti ishte Pol Espargaro, me Yamaha, pastaj Cal Crutchlow me Honda si dhe amerikani Nicky Haiden.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?