Motra e Neymar mbron sulmuesin: Futbolli është i padrejtë, krenar për ty!
Neymar Jr, jo vetëm për gabimin e bërë kur humbi topin në rastin e golit të dytë të Real Madrid, që suksesin 3-1 përballë PSG që nxori jashtë francezët, ka qenë në qendër të kritikave. Braziliani ende nuk ka reaguar, teksa ka pasur një përplasje me Donnarumman në dhomat e zhveshjes. Në mbrojtje të tij ka dalë e motra, Raffaella.
“Kam jetuar në mes të futbollit që kur kam lindur, nuk e kam parë babain tim të luajë, por shoh gjithmonë vëllain tim duke luajtur! Futbolli është vërtet i paparashikueshëm, ndonjëherë edhe i padrejtë, por jam krenar për gjithçka ka kaluar vëllai im, për gjithë dhimbjet pas ndeshjeve, për gjithçka! Vazhdo të këmbëngulësh, duke luftuar për veten, për ne dhe për shokët e tij. Të dua”.
Në këtë mënyrë, Rafaella ka dalë në mbrojtje të vëllait të saj Neymar, pas disfatës dhe eliminimit nga Champions League që PSG pësoi një ditë më parë në Bernabeu ndaj Real Madrid.
KOHA JONË SONDAZH

