Motra e Ronaldos thumbon Sarrin: Nuk ka shaka me të!

Familjarët shpesh herë përfshihen në diskutime sportive me postime në rrjetet sociale. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me motrën e Cristiano Ronaldos, e cila ka festuar tripletën e portugezit, duke thumbuar edhe skuadrën e Juventusit.

 

Katia ka postuar një foto të vëllait duke e shoqëruar më frazën: “Nuk ka shaka me të. Jam krenare si motër”. Fjalë që duket se i referohen Sarri.

Tashmë duket se ka ardhur koha që te bardhezinjtë të sqarohet kjo çështje, pasi trajneri italian kishte deklaruar se CR7 vuante nga një dëmtim në gju. Ronaldo ndërkohë mbrëmjen e djeshme shkëlqeu me tri gola, ndërkohë që doli nga fusha në minutën e 82-të mes buzëqeshjeve duke përqafuar trajnerin Santos. /Koha Jone/

SHKARKO APP