Mourinho acarohet me gazetarin: A ishte i sjellshëm babai yt kur ishe fëmijë?!
Jose Mourinho duket se ka mbërritur në kufijtë e durimit, dhe këtë e tregoi hapur në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në Champions League, ku Benfica udhëton drejt Holandës për t’u përballur me Ajax-in. Trajneri portugez ka nevojë urgjente për një fitore, pasi të dy skuadrat ndodhen ende pa pikë në grup, ndërkohë që kritikat për lojën e Benficës janë shtuar ndjeshëm.
Nën presionin e vazhdueshëm, kryesisht për paraqitjen e zbehtë në fitoren e Kupës së Portugalisë ndaj Atlético-s, Mourinho u tregua tepër i irrituar. Kur një gazetar i riktheu vëmendjen te ajo ndeshje, ai shpërtheu: “O Zot, o Zot…”, duke treguar qartë se nuk dëshiron më të flasë për atë temë.
I pyetur nëse kritikat publike ndaj lojtarëve mund t’i kthejnë ata kundër tij në dhomën e zhveshjes, trajneri reagoi duke bërë një krahasim personal me gazetarin: “A ka qenë babai yt gjithmonë i butë me ty derisa u rrite? Ka faza … Është e njëjta gjë.”
Konflikti nuk mbaroi këtu. Trajneri u përplas sërish me median kur iu drejtua një tjetër pyetje lidhur me kritikat pas ndeshjes me Atlético-n. Ai theksoi se përgatitjet e lojtarëve nuk janë problem: “Nuk kam asgjë negative për mënyrën si stërviten, përkundrazi.”
Tensioni u ndez edhe më shumë kur u fol për lojtarin Ivanovic, i cili po kalon një periudhë të vështirë dhe po merr pak minuta. Mourinho reagoi ashpër: “Kur ju këmbëngulni në të njëjtën gjë, nuk më pëlqen, por e kuptoj. Kur gënjeni, kjo më shqetëson, më prek. Ivanovic është një djalë fantastik, punon shumë. Një gjë është të komentosh, tjetër gjë të shpikësh. Kur shpiket për lojtarë që i kam për zemër, kjo më dhemb.”
Benfica hyn në këtë ndeshje jo vetëm për pikë, por edhe për qetësi. Në Amsterdam luhet shumë më tepër se një sfidë e Champions-it.
🤯 𝗔𝗴𝗮𝗶𝗻!! 𝖣𝖾𝗎𝗌 𝖽𝗈 𝖢𝖾́𝗎! #Mourinho | #Benfica | #AJASLB | #UCL pic.twitter.com/UJPIAtvX9y
— O Cantinho Benfiquista (@OCantinho1904) November 24, 2025
KOHA JONË SONDAZH

