Mourinho akuzohet për racizëm, “Special One” rrezikon 10 ndeshje pezullim

Ndeshja mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes mbrëmjen e së hënës përfundoi në barazim pa gola, por komentet e dy trajnerëve në fund të ndeshjes ishin objekt diskutimi. Disa fjalë nga José Mourinho u cilësuan si “komente raciste” nga ana e skuadrës së Galatasaray-t.

Mourinho tha në një konferencë për shtyp se “ata po kërcenin si majmunët”, duke iu referuar një proteste nga stoli vendas në minutat e para të ndeshjes.

Fenerbahçe u përgjigj menjëherë në mbrojtje të trajnerit të tyre: “Një deklaratë e bërë nga drejtori ynë teknik José Mourinho pas ndeshjes u hoq plotësisht nga konteksti dhe u shtrembërua qëllimisht. Siç mund ta shohë dhe kuptojë çdo person i arsyeshëm, këto shprehje, të përdorura nga José Mourinho për të përshkruar reagimin ekstrem të stafit teknik të ekipit kundërshtar ndaj gjyqtarit, nuk mund të shoqërohen me racizëm ndaj vendimeve të arbitrit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë rrezikon Mourinho? “Special One” mund të marrë një pezullim të gjatë pasi Galatasaray paraqiti një ankesë në UEFA dhe FIFA. Sipas nenit 14 të rregullores disiplinore të UEFA-s, të quash dikë “majmun” në garat sportive konsiderohet racizëm dhe sanksioni minimal është dënimi me 10 ndeshje. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Mourinho akuzohet për racizëm, rrezikon 10 ndeshje pezullim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?