Mourinho: Ancelotti një nga më të mirët, do thyej rregullat dhe do e përqafoj!

Tottenhami do të luajë nesër në mbrëmje kundër Evertonit në një nga sfidat më interesante të javë.  Përballë do të jenë dy nga trajnerët më të njohur në botën e futbollit, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

Që të dy kanë arritur suksese të shumta dhe kanë drejtuar skuadra të njëjta si Chelsea e Reali i Madridit, ndërsa vlen të theksohet se gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin, gjë që e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho në intervistën e dhënë paraditen e sotme.

“Mendoj se çdo njeri në futboll admiron Carlon si trajner dhe si person. Ata që nuk e njohin si person, jam i sigurt që e njohin si trajner dhe kanë të njëjtin admirim. Për mua si person është i mrekullueshëm, ndërsa si trajner ka qenë dhe mbetet një nga më të mirët e 20 viteve të fundit, ndaj është një vlerë e shtuar për Premier Leaguen. Mendoj se do të thyej rregullat e distancimit për ta përqafuar”, deklaroi Mourinho.

SHKARKO APP