Mourinho dhe Kumbulla turpërohen në Norvegji, mundet edhe Tottenhami (VIDEO)

Jose Mourinho pëson humbjen më të thellë në karrierën e tij si trajner dhe kjo i ndodh në stolin e Romës përballë Bodo Glimt, në raundin e tretë të ndeshjeve në Conference League. Verdhekuqtë, me Marash Kumbullën në fushë si titullar u turpëruan 6-1.

Verdhekuqtë pwsuan dy gola brenda 20 minutave të para me autorë Botheim dhe Berg. Goli i Perezit në minutën e 28-të dha përshtypjen e rreme se skuadra e Romës do të kthehej në lojë, por ndodhi krejt e kundërta.

Në pjesën e dytë shënuar me radhë Botheim, Solbakken, Pellegrino e sërish Bothein, i cili mori topin në shtëpi pas ndeshjes. Tottenhami u mposht minimalisht në fushën e Vitesses me golin e Wittek.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?