Mourinho: Do të kemi 9 mungesa ndaj Veronës, Zaniolo nuk është mes tyre

Roma do të ketë plotë 9 minuta në ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Veronës. Në konferencën për shtyp, tekniku portugez foli për situatën në skuadrën e tij duke saktësuar dhe gjendjen e Zaniolos.

“Në 9 të padisponueshmit nuk është Zaniolo. Ju e dini më shumë se unë, stërvitja është në 17:00, ndeshja është në orën 18:00. Duhet të presim.

Unë kam luajtur më shumë se 150 ndeshje Champions League, jam i privilegjuar dhe nuk mund të qaj sepse luaj në Conference League tani. Pastaj këtë javë nuk pashë ndonjë ndeshje të madhe. Nuk më pëlqeu Real dhe PSG. Inter-Liverpool një ndeshje e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verona? Mendoj se ata janë një ekip shumë cilësor, në të njëjtën mënyrë si ndeshja e parë ishte e vështirë, ashtu do të jetë edhe e dyta. Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë pasi kemi 9 mungesa, por është e jashtëzakonshme se si në një sezon jo me shumë rezultate të mira vazhdon të sjellë kaq shumë tifozë në stadium. Nëntë mungesa janë shumë, çdo skuadër me nëntë mungesa do të kishte shumë vështirësi”, deklaroi Mourinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?