Mourinho: Duhet ta mbyllnim ndeshjen, na mungoi ambicia!

Tottenham Hotspur nuk arriti të merrte 3 pikë as në transfertën që mbylli javën e 15-të ndaj Wolves, pasi një gol i Saiss, 4 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri të pavlefshëm finalizimin që në sekondat e para të Ndombele. Jose Mourinho nuk e fshehu zhgënjimin në fund të sfidës për një fitore që i shpëtoi nga duart sërish për fare pak.

“Një pikë ndaj Wolves normalisht nuk do të ishte e keqe, pasi ata janë një ekip i fortë. Por të shënosh gol në minutën e parë dhe të kesh 89 minuta të tjera kohë për të mbyllur ndeshjen dhe të mos e bësh, atëherë zemërohesh. Ekziston ndjenja e zhgënjimit. Tani kemi një mundësi tjetër ndaj Fulham, që është një skuadër që po luan mirë.

Do të jetë një sfidë e vështirë. Kemi luajtur kohët e fundit me ekipe të mëdha, tani nuk do e kemi të thjeshtë ndaj Fulham dhe Leeds. E njoh mirë skuadrën time, askush nuk e njeh më mirë se unë. Ndaj Wolves na mungoi diçka: ambicia për të bërë diçka më shumë“, deklaron Jose Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?