Mourinho e nxjerr në merkato, Napoli kërkon të rrëmbejë Kumbullën

Marash Kumbulla nuk po kalon aspak një sezon pozitiv te skuadra e Romës. Mbrojtësi me shumë mundësi do të nxirret në merkato në janar nga verdhekuqtë, pasi trajneri Mourinho nuk e ka në planet e tij. Napoli është gati që të përfitojë nga situata.
Prioriteti i Napolit, duke marrë parasysh shitjen e Kostas Manolas tek Olympiacos dhe angazhimet e Kalidou Koulibaly në Kupën e Afrikës, është blerja e një qendërmbrojtësi. Të Kaltrit synojnë ta marrin fillimisht në formë huazimi me të drejtë blerje për në verë.
Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli ka vlerësuar tashmë Attila Szalai-n e Fenerbahçes dhe Davinson Sanchez-in e Tottenham-it, por Marash Kumbulla mbetet opsioni i preferuar.
KOHA JONË SONDAZH

