Mourinho ëndërron rikthimin në shtëpi: Një ditë do drejtoj Kombëtaren portugeze ose ndonjë klub!

Jose Mourinho ka zbuluar dëshirën e tij të madhe: të mbyllë ciklin si trajner në vendlindjen e tij, Portugali. Pas fitores 2-1 të Fenerbahçes në një ndeshje miqësore kundër Portimonense, “Special One” ka folur hapur për synimin e tij për të drejtuar një klub ose kombëtaren portugeze në të ardhmen.

“Do të shkoj patjetër në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndjej se fundi po afrohet, por sepse ndjej se jam ende larg tij,” u shpreh Mourinho për mediat.

Trajneri portugez theksoi se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi për një “periudhë të artë” të fundit, por në kulmin e formës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua të shkoj në Portugali në momentin më të mirë të karrierës time, me shëndet të mirë dhe forcë fizike e mendore. Do të rikthehem pa dyshim. Klub apo kombëtare? Të dyja janë opsione.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht në drejtimin e Fenerbahçes, Mourinho duket i vendosur që një ditë të rikthehet aty ku gjithçka nisi për të, për të dhënë kontributin e fundit si trajner në tokën portugeze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?