Mourinho: Eriksen do të luajë titullar, s’e kuptoj optimizmin e Interit

Jose Mourinho nuk ka ndërmend që të heqë dorë lehtësisht nga Christian Eriksen as kur bëhet fjalë për një skuadër që e ka përzemër si Interi. Strategu portugezi është shprehur se danezi do të luajë titullar ndaj Watfordit, ndërkohë që nuk ngurrojë që të lëshonte disa ironi për Pier Ausiolion.

“Eriksen nesër do të luajë. Po provon për të dhënë më të mirën, por është normale të mos jetë i përqendruar deri më 31 janar. Tek Interi kanë besim dhe janë gati për të bërë një ofertë, e cila nuk ka ardhur ende.

Kur shikoj duke folur persona, sidomos ata me përgjegjësi, më surprizojnë. Ende nuk e kuptoj optimizmin e tyre. Prej disa ndeshjesh po thuhet që nesër do të jetë ndeshja e tij e fundit me Tottenhamin”, deklaroi Mourinho. Operacioni për transferimin e danezit është ende i hapur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP