Mourinho është “punonjësi më i keq”, shifra e frikshme që ka përfituar nga shkarkimet
Jose Mourinho, edhe pse njihet si “Special One” dhe ka arritur të fitojë trofe të rëndësishëm në futbollin botëror, është një nga punonjësit më problematik, i cili është shkarkuar plotë 5 herë nga detyra e trajnerit.
Rasti i fundit ishte këtë të hënë, kur portugezi u shkarkua nga skuadra e Tottenham për shkak të rezultateve zhgënjyese. Për këtë shkarkim, Jose Mourinho do të përfitojë 34 milionë e 610 mijë euro.
“Special One” është padyshim trajneri që ka përfituar më tepër nga largimet, sepse në pesë raste kur është shkarkuar nga Chelsea, Real Madrid, Manchester United e tashmë Tottenham, ka përfituar dëmshpërblime e vlerën e pabesueshme të 107 milionë e 880 mijë euro.
Viti 2007 Chelsea: 20.77 mln euro
Viti 2012 Real Madrid: 19.62 mln euro
Viti 2015 Chelsea: 14.42 mln euro
Viti 2019 Man Utd: 17.3 mln euro
Viti 2021 Tottenham: 34.61 mln euro
Totali: 107.88 milionë euro