Mourinho fal Kumbullën, por jo 4 futbollistët e tjerë të përjashtuar

Jose Mourinho nuk është nga ata trajner që fal lehtë. Strategu portugez pas humbjes së turpshme ndaj Bodoe në Norvegji la jashtë skuadrës 5 futbollistë kundër Napolit.

Për duelin e radhës ndaj Cagliarit ka shpëtuar vetëm Marash Kumbulla, i cili është grumbulluar nga portugezi. Mayoral, Villar, Reynold dhe Diawara edhe këtë ndeshje do ta shohin nga pankina.

Kujtojmë që vetë futbollisti shkodran reagoi në rrjetet sociale, duke u shprehur se është i ri dhe mund të gabojë. Mesa duket kjo ka shkuar mirë në veshët e strategut të Romës që do ta ulë në stol për duelin ndaj Cagliarit. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP