Mourinho i kërkon falje Kumbullës: Isha shumë i ashpër me të, bëri ndeshje fantastike
Jose Mourinho bën prapakthehu për Marash Kumbullën dhe e bën në stilin e tij pas fitores 1-0 ndaj Cagliarit. Deklaratat publike kundër lojtarit shqiptar sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma.
“Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje.
Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë. Ai dhe Mancini kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”, deklaroi strategu portugez.
KOHA JONË SONDAZH

