Mourinho i “rrjep” presidentët, rekordi i tij në Angli është i pabesueshëm

Të marrësh Jose Mourinhon në krye të skuadrës, duhet të mendohesh dy herë. Kjo pasi strategu portugez nuk është nga ata që dorëzohet lehtë dhe jep dorëheqjen kur gjërat nuk shkojnë mirë. Në të gjitha aventurat që ka pasur te Chelsea (dy herë) dhe te Manchester United, klubet janë detyruar që ta shkarkojnë duke i paguar një faturë të kripur nga pas.

Rekordi i tij mund të themi që është i pathyeshëm, të paktën edhe për disa vite. Abramovich pagoi 25.7 milionë euro për shkarkimin  tij në vitin 2007, ndërkohë që në 2015, u detyruar që të derdhte në arkën e portugezit edhe 11.4 milionë euro.

Mourinho ndërkohë përfitoi edhe 19 milionë euro nga eksperienca e fundit te Mancheser United, ndërkohë që tashmë është vendosur në krye të Tottenham. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP