Mourinho i sfidon të gjithë: Asnjë s’dëshiron të luajë ndaj Tottenhamit

Jose Mourinho këmbëngul se asnjë skuadër nuk dëshiron që të përballet me Tottenham-in në fazën tjetër të Champions League. “Spursat” mund të përballen me një mes PSG, Juventus, Barcelona, Leipzing dhe Valencias, por strategu portugez i ka sfiduar të gjithë.

“Mendoj se asnjë skuadër e para në grupin e saj nuk ka dëshirë të luajë kundër nesh në 1/8. Jemi një nga skuadrat më të forta ndër të dytat. Unë e di që ne jemi një vend që kalon në një periudhë të çmendur, por deri në fund të shkurtit do t’i kuptoj lojtarët e mi më mirë, ata do të më kuptojnë më mirë mua.

Do të kemi edhe dy muaj më shumë së bashku dhe do të jemi më gati. Futbollistët e mi e kishin të qartë që nuk po mendoja për ndeshjen ndaj Bayernit, por për të ardhmen. Ky është fokusi im”, deklaroi portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?