Mourinho i trembet Interit: Kanë dy ekipe, të dielën sfidojmë një super skuadër

Roma vazhdon ecurinë pozitive në grupet e Europa League, ku ditën e djeshme fitoi pastër 2-0 ekipin e Sllava Pragës. Gjithsesi Jose Mourinho është jo pak i shqetësuar për duelin e radhës ndaj Interit në  “San Siro”.

“Të dielën luajnë dy skuadra të ndryshme. Inter ka dy ekipe, për më tepër që kanë pasur kohë për të pushuar, e sigurt që ata kanë më shumë benzinë, ndërsa ne më shumë vështirësi.

Doja edhe unë të kisha bërë ndonjë ndryshim, por kisha në dispozicion vetëm lojtarë nga sektori i të rinjve. Lukaku? Ai duhet të pushojë, të dielën duhet të zhvillojë një ndeshje të madhe kundër një super ekipi”, është shprehur Jose Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?