Mourinho ka filluar të mësojë gjermanisht, ja destinacioni i ardhshëm

Jose Mourinho vijon të jetë në kërkim të një pune, teksa sinjalet e para pozitive duket se i ka marrë. Borussia Dortmund mund të jetë destinacioni i ardhshëm sipas të përditshmes gjermane “Bild”. Mourinho nuk po drejton asnjë ekip që kur u shkarkua nga Manchester United vitin e kaluar.

 

Gjithashtu, mundësia për të rrëzuar nga froni Bayern Munchen mund të jetë një bonus për verdhezinjtë, të cilët luajnë rregullisht në Champions League dhe kanë talente si Jadon Sanchez në përbërje.

Mourinho është zgjedhja e parë e Dortmundit për të zëvendësuar Lucien Favre, i cili e ka nisur me ulje-ngritje këtë sezon. Por, portugezi duhet të ulë pretendimet për pagën, pasi 24 milionë stërlina që merrte te United, Borussia Dortmund nuk ia garanton dot.

SHKARKO APP