Mourinho kërkon mesfushorin shqiptar te skuadra e Romës
Roma pasi afroi Jose Mourinhon në krye të skuadrës, ka nisur të mendojë edhe për merkaton. Një nga objektivat kryesor në mesfushë është granit Xhaka. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili ishte ish-kapiten i Arsenalit, vlerësohet për shifrën e 25 milionë eurove.
Skuadra verdhekuqe me përfaqësues Tiago Pinton kërkon që të ulë çmimin e tij. Në deklaratat e dhëna kohë më parë, Mourinho e ka cilësuar Xhakën is njeriun më të rëndësishëm të mesfushës së Arsenalit dhe një lider të vërtetë.
Me skuadrën angleze Xhaka ka fituar dy herë Kupën e Anglisë, ndërsa sezonin e sapombyllur ka luajtur 31 ndeshje në kampionat dhe 10 në Europa League. /R.Lika-Koha Jone/