Mourinho kërkon Vlahovic te Fenerbahce, por oferta nuk kënaq Juven
Jose Mourinho kërkon të përforcojë skuadrën e Fenerbahce në sezonin e ardhshëm. Mediat turke raportojnë se portugezi i ka vënë syrin Dusan Vlahovicit të Juventus për të cilin thuhet se është gati të bindë klubin e tij të paguajë nga 25 deri në 30 milionë euro.
“Special One” i ka kërkuar drejtuesve që në verë të transferojë Vlahovic dhe drejtuesit e Verdhebluve nisën punën intensive. Serbi do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Juventusin sezonin e ardhshëm.
Juventus kërkon 50-60 milionë euro për Vlahovic, por duke parë formën që po kalon duket e vështirë që të arrijë një ofertë e tillë. Fenerbahce mund ta konsiderojë këtë investim si një mundësi për të zëvendësuar Edi Dzeko, pasi 38-vjeçari mund të largohet.

KOHA JONË SONDAZH

