Mourinho mban premtimin, i jep dhuratën që i kishte premtuar talentit që shënoi dopietë (VIDEO)
Jose Mourinho është një trajner që di ti mbaj premtimet. Pas fitores së Romës ndaj Genoas falë një dygolëshi të talentit ganez të skuadrës së të rinjve Felix Afena-Gyan, Mourinho i kishte premtuar lojtarit se nëse do të shënonte ndaj Genoas do t’i blinte një palë atlete të një firme të njohur të cilat Afena-Gyan i pëlqente dhe që kushtonin 800 euro.
Afena-Gyan e nderoi Mourinhon në sfidën ndaj Genoas dhe të hënën Special One e thirri 18-vjeçarin afrikan në zyrën e tij në qendrën stërvitore të Romës, për t’i dorëzuar atletet që i kishte premtuar.
Sulmuesi i talentuar falënderoi Mourinhon për dhuratën ndërkohë që Special One deklaroi se i vjen keq për Daniele De Rossin që është trajneri i skuadrës Primavera sepse për disa kohë, Afena-Gyan do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Romës.

KOHA JONË SONDAZH

