Mourinho mbetet unikal, pyet dhe përgjigjet vetë në konferencën për shtyp (VIDEO)

Jose Mourinho është një nga trajnerët më karizmatik në botën e futbollit dhe këtë gjë e ka demonstruar në shumë raste. Trajneri portugez shpesh herë është bërë personazh në mediat angleze me bëmat e tij në konferencat për shtyp. Strategu i njohur në daljen e radhës para ndeshjes ndaj Manchester City-it ka ironizuar gazetarët, duke pyetur dhe u përgjigjur vetë pyetjeve.

“Pyetja e parë: A prisnit ndonjë blerje deri në fund të merkatos? Përgjigja e parë, jo. Kalojmë te pyetja e dytë.

A je i lumtur me merkaton? Po jam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetja e tretë, a nuk e doni një sulmues?”, në këtë mënyrë trajneri portugez ka bërë humor në konferencën për shtyp, duke  ironizuar gazetarët që kanë raportuar për lëvizje të ndryshme në merkaton e “Spursave”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?