Mourinho “mjeshtër” për shkarkimet, ka marrë deri më tani 100 milionë paund dëmshpërblim

Jose Mourinho, 62 vjeç, është larguar nga Fenerbahçe vetëm dy ditë pas eliminimit dramatik nga Benfica në fazën kualifikuese të Champions League.

Trajneri portugez, që mbërriti në Stamboll në vitin 2024 pas largimit nga Roma, nuk arriti të fitojë trofe me klubin turk, diçka që i ka ndodhur vetëm një herë më parë gjatë karrierës, kur drejtonte Tottenhamin. Megjithatë, sipas Fanatik, Mourinho do të përfitojë 13 milionë paund si kompensim për ndërprerjen e kontratës.

Kjo shumë e çon totalin e përfitimeve të tij nga shkarkimet në gati 93 milionë paund, duke e afruar me shifrën rekord prej 100 milionë paund që ka grumbulluar gjatë gjithë karrierës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kaluarën, Mourinho ka marrë:

Swiss Digital Mobile Reklama

26.3 milionë paund nga dy shkarkimet te Chelsea,

19.6 milionë paund nga largimi te Manchester United,

17 milionë paund nga Real Madrid,

15 milionë paund nga Tottenham dhe vetëm 3 milionë paund nga Roma, që përbën pagesën më të ulët në listë.

Ky largim erdhi pas humbjes 1-0 kundër Benficës, pas një barazimi 0-0 në Stamboll në ndeshjen e parë të raundit kualifikues të Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?