Mourinho ndryshon listën, ja 10 trajnerët më të paguar në botë

Me rikthimin e Jose Mourinhos në Premier League ka ndryshuar edhe renditja e trajnerëve më të paguar në botë. Strategu portugez nënshkroi një kontratë deri në vitin 2023, duke u bërë trajneri i dytë më i paguar në botë.

 

Paraardhësi i tij, Mauricio Pochettino nuk merrte as sa gjysma e tij, ndaj dhe nuk është një operacion shumë i thjeshtë për “Spursat” që kanë bërë një lëvizje aspak të zgjuar nga pikëpamja ekonomike.

Në listën e 10 trajnerëve më të paguar spikat edhe Fabio Cannavaro, i cili përfiton 12 milionë euro në sezon te Guangzhou Evergrande. 10-shen më të mirë, e mbyllë as më shumë se as më pak, por kampioni i Europës në fuqi, Jurgen Klopp, me vetëm 8 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jone/

Renditja e Top 10

  1. Pep Guardiola (Manchester City) – 23 milionë € 
  2. José Mourinho (Tottenham) – 17.5 milionë € 
  3. Diego Pablo Simeone (Atletico Madrid) – 15 milionë €
  4. Rafael Benitez (Dalian Yifang) – 13.5 milionë €
  5. Fabio Cannavaro (Guangzhou Evergrande) – 12 milionë €
  6. Zinedine Zidane (Real Madrid) – 12 milionë €
  7. Antonio Conte (Inter) – 11 milionë €
  8. Thomas Tuchel (Psg) – 9 milionë €
  9. Ernesto Valverde (Barcelona) – 9 milionë €
  10. Jurgen Klopp (Liverpool) – 8 milionë €

SHKARKO APP