Mourinho në vitin 2015: Kurrë s’do të bëhem trajner i Tottenham-it
Jose Mourinho është një trajner që ka fituar shumë në karrierën e tij, por nuk njihet aspak si njeri i fjalës. Më 1 mars të vitit 2015, në prag të ndeshjes Chelsea-Tottenham për finalen e Kupës së Ligës, strategu portugez edhe pse ishte i papunë nuk do ta pranonte ofertën e klubit tjetër londinez.
“Spursat” në atë kohë kishin tentuar që ta merrnin portugezin, por ai i refuzoi menjëherë: Nuk do ta pranoj atë detyrë, i dua shumë tifozët e Chelsea-t”, do të deklaronte Mourinho, i shkarkuar në atë kohë nga Blutë e Londrës.
Pavarësisht kësaj deklarate ditën e sotme ai ndryshoi mendim për tifozët duke nënshkruar me Tottenham deri në vitin 2023. /Koha Jone/