Mourinho përfshihet sërish në skandal, kap prej hunde trajnerin kundërshtar në Turqi (VIDEO)
Jose Mourinho është bërë sërish protagonist, por edhe këtë herë jo për bëmat në fushën e lojës. Fenerbahce e tij humbi 1-2 kundër Galatasaray në derbin e Stambollit dhe është jashtë Kupës.
Pas mbylljes së ndeshjes, lojtarët dhe stafi i Galatasarayt po festonin në fushë. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos, i cili iu afrua trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk, duke e kapur për hunde.
Ky i fundit u shtri në tokë dhe kaq u desh që përplasja mes stafeve të merrte jetë. Ndeshja ishte e tensionuar, ndërsa në kohën shtesë gjyqtari Aydin përjashtoi tre lojtarë pas një përplasjeje të ashpër mes pankinave të dy skuadrave. Portugezi nuk i shpëtoi kartonit të kuq pas ndeshjes.

