Mourinho prezantohet te Tottenham: Kam reflektuar, nuk kam nevojë për asnjë blerje

Jose Mourinho ka dalë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Tottenham Hotspur. Përpara mediave angleze, trajneri portugez është shfaqur shumë i motivuar për këtë detyrë të re, duke vlerësuar potencialin e lojtarëve të Tottenham. Mourinho është aq i kënaqur me grupin që ka në dispozicion saqë nuk do të donte asnjë përforcim në merkato.

 

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Çdo klub që ndërron trajnerin gjatë sezonit, do të thotë se ka vështirësi. Por, potenciali i kësaj skuadre është i jashtëzakonshëm, ashtu edhe si i lojtarëve që janë një nga arsyet pse bëra këtë zgjedhje. Nuk ndryshohen gjërat në dy ditë. Nuk kam shumë eksperiencë duke i marrë ekipet në drejtim gjatë sezonit, më ka ndodhur vetëm me Porton në vitin 2001.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto 11 muaj pushim kanë shërbyer për të reflektuar, analizuar dhe përgatitur. Por nuk e humbet kurrë ADN dhe identitetin. Kam kuptuar se gjatë karrierës sime kam bërë gabime që nuk do t’i ribëja. Jam më i fortë, i relaksuar dhe i motivuar. Dua të influencoj te lojtarët e mi që të jenë të nervozuar pas një fitore të munguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi nëse je i lumtur pasi ke humbur një ndeshje, është e vështirë të jesh një fitimtar. Përforcime në skuadër? E vetmja gjë që dua është të ruaj këtë grup futbollistësh, pasi të gjithë janë lojtarë me cilësi të mëdha”, deklaroi strategu portugez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?