Mourinho sfidon Taren, futet në garë për Marash Kumbulla-n

Jose Mourinho futet sërish në garë për Marash Kumbulla-n. Sipas “L’Arena di Verona”, strategu i Tottenhamit është një admirues i mbrojtësit kuqezi dhe ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Mediat saktësojnë se ende nuk ka patur një ofertë zyrtare në klubin e Veronës për qendërmbrojtësit që spikati në sezonin e fundit të Serisë A, por shqiptari është një lojtar që Mourinho e pëlqen shumë dhe Tottenham për këtë arsye po ndjek me interesim zhvillimin e situatës në lidhje me transferimin e tij.

Me kohën që shtrëngon, e përditshmja italiane saktëson se vlerësimi i kartonit për Kumbullën nga ana e Veronës aktualisht është 24 milionë euro, nga 28 milionë që kërkonte klubi pak javë më parë, duke qenë se në ndjekje të Kumbullës janë disa nga skuadrat më në emër të Serisë A, përveç Juventusit, Interit e Lazios së fundmi në garë është futur dhe Milani, ndërkohë që skuadrat e Interit e Lazios, deri tani janë shfaqur më këmbëngulëse në tratativat me Veronën për të përfituar shërbimet e tij.

SHKARKO APP