Mourinho shkon për t’i takuar, por tifozët e Bodo/Glimt e godasin me top bore (VIDEO)

Një video me protagonist absolut trajnerin e Romës, Jose Mourinho është bërë virale në rrjetet sociale në prag të sfidës kundër Bodo/Glimt, në Ligën e Konferencës, ku finalja e së cilës do të zhvillohet në Tiranë.

Në video shihet tekniku portugez që shkon për të takuar një grup tifozësh të skuadrës së Bodo/Glimt, të cilët e godasin me një top bore.

Tekniku portugez i shmanget topit të borës të hedhur nga tifozët, dhe më pas largohet duke mos i përshëndetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?