Mourinho shpërthen: Champions-i me Porton nuk është si ta fitosh me Barcelonën!

José Mourinho vazhdon të jetë një figurë që ndan mendimet e opinionit publik. Trajneri i Fenerbahçes është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij të forta dhe të drejtpërdrejta, duke mbrojtur madhështinë e karrierës së tij dhe duke relativizuar kritikat që i janë bërë ndër vite. Në një intervistë për mediat braziliane, “Special One” theksoi se jo të gjitha sukseset kanë të njëjtën vlerë.

“Të fitosh Champions-in me Porton nuk është njësoj si ta fitosh me Barcelonën, ashtu si të fitosh me Interin nuk është njësoj si me Real Madridin,” u shpreh portugezi, duke nënvizuar vështirësinë e triumfeve të tij.

Mourinho foli edhe për periudhën e Real Madridit, ku nuk arriti dot të fitojë Champions-in, por siguroi La Ligan dhe Kupën e Mbretit. Ai kujtoi me krenari se ka qenë trajneri që “i dha fund ciklit të dominimit të Barcelonës së Guardiolës, asaj që ishte skuadra më e mirë në botë në atë kohë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me fjalët e tij, Mourinho dëshiron të riafirmojë se arritjet e tij nuk duhet krahasuar vetëm me numrin e trofeve, por me peshën dhe vështirësinë që secila prej tyre ka pasur në kontekstin historik të futbollit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?