Mourinho tenton goditjen e madhe, synimi i radhës është Gareth Bale

Jose Mourinho provon goditjen e madhe në merkato. Sipas “Corriere dello Sport”, trajner portugez synon të veshë me fanellën verdhekuqe uellsianin Gareth Bale, të cilit në fund të këtij muaji i përfundon kontrata me Realin e Madridit.

Mourinho thuhet se e ka telefonuar lojtarin për ta bindur që të nisë një aventurë të re te Roma, në Serinë A. Disa skuadra spanjolle janë të interesuara për Bale, por “Special One” do të mundohet ta marrë në Trigoria për të forcuar ekipin verhdekuq.

Vetë futbollisti është i interesuar për një aventurë të re, në të cilin do të jetë protagonist, pasi në muajin nëntor dhe dhjetor do të jetë i impenjuar në Kupën e Botës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?