Mourinho: Vinicius nxiti sherrin, disa lojtarë janë të paprekshëm!
Trajneri portugez Jose Mourinho shpërtheu në kritika pas përfundimit të ndeshjes mes Benfica dhe Real Madrid, duke vënë në shënjestër gjyqtarin dhe disa prej vendimeve të tij gjatë takimit.
Tekniku u shfaq i pakënaqur me drejtimin e ndeshjes, duke theksuar se arbitri kishte një standard të ndryshëm gjykimi për lojtarë të caktuar. Sipas Mourinhos, përvoja e gjatë në pankinë i jep të drejtën të flasë hapur për atë që e cilësoi si një paraqitje zhgënjyese të gjyqtarit.
“Kam drejtuar skuadra në mbi 1400 ndeshje dhe duhet ta pranoj se arbitri sonte la shumë për të dëshiruar. Ishte e qartë për të gjithë se disa lojtarë dukeshin të paprekshëm”, deklaroi portugezi, duke lënë të kuptohet se vendimet në fushë nuk ishin të balancuara.
I pyetur edhe për episodin e tensionuar mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestianni, Mourinho mbajti një qëndrim kritik ndaj sulmuesit të madrilenëve.
“Është e pabesueshme që lojtarë të nivelit të Vinicius, të cilët realizojnë gola spektakolarë, mund të nxisin publikun me mënyrën se si festojnë”, u shpreh trajneri portugez.
KOHA JONË SONDAZH

