Mourinho: Zaniolon e masakruan me shqelma, po të isha si ai do largohesha nga Seria A!

Roma pësoi një humbje 1-0 në duelin ndaj Bolognës. Rastet për skuadrën verdhekuqe nuk munguan në këtë ndeshje, por rezultati deri në fund nuk ndryshoi. Jose Mourinho pas ndeshjes, është shprehur se Zaniolo duhet të largohet në një kampionat tjetër.

“E di që me këtë që do të them po flas kundër interesave të mia, por nëse do të isha në vendin e Zaniolos do të mendoja të largohesha nga Serie A. Unë ndihem keq për atë që ai duhet të vuajë në fushë, po të isha si ai do të shkoja për të luajtur diku jashtë Italisë. Për Zaniolon po bëhet thuajse e pamundur të luajë në këtë kampionat. Ai u masakrua në shqelma nga lojtarët e Bologna-s”, u shpreh Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?