Mourinho zbulon arsyen e fortë pse McTominay i dhuroi fanellën pas ndeshjes

Fitorja e Benfica-s së tij ndaj Napolit në Champions League nuk ia hoqi José Mourinhos dëshirën për humor, duke dhuruar një tjetër skenë karakteristike në zonën miks. Krahas rezultatit, në qendër të vëmendjes ishte edhe raporti i veçantë me Scott McTominay, mesfushorin skocez që pikërisht Special One e promovoi te Manchester United.

Gjatë kalimit para gazetarëve, Mourinho u shfaq me një zarf në dorë, duke i ngacmuar me ironinë e tij të zakonshme. Pyetjes së një gazetari për përmbajtjen, portugezi iu kundërpërgjigj me një batutë që është bërë virale:

Gazetari: “Çfarë keni në zarf? Është ndonjë dhuratë për ne?”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mourinho: “Zarfi është i imi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetari: “Po çfarë ka brenda?”

Mourinho: “Fanella e McTominay. E kam hedhur në fushë për herë të parë, e kam ulur Pogba-n në stol për të … Minimumi që mund të bënte ishte të ma jepte fanellën!”

Pas talljes, trajneri portugez foli me tone më emocionale për lojtarin që e ka pasur për zemër prej kohësh. Ai tregoi se McTominay ishte i trishtuar pas ndeshjes për shkak të humbjes: “Scott ishte i mërzitur sepse humbi. Ky është McTominay, kjo është natyra e lojtarëve fitues. Bisedoi me mua pesë minuta, por ishte i dëshpëruar.”

Mourinho shtoi se pavarësisht rezultatit, skocezi po kalon një periudhë shumë të mirë në Itali: “Ai është shumë i lumtur te Napoli, po jeton një moment të bukur. Ka fituar çmimin si i huaji më i mirë dhe është fantastike.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?