Moviola/ Arbitri i ndeshjes Lushnja-Partizani bën 3 gafa të mëdha (VIDEO)

Partizani u ndal në një barazim 1-1 ndaj Lushnjës, teksa pas ndeshjes Dalipi u justifikua me vendimet e gabuar të gjyqtarit Ziri. Duke u nisur edhe nga pamjet, ai ka pasur të drejtë, pasi në tre raste është e dukshme që ai ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes.

Kur takimi ishte ende në rrjeta të paprekura, Marku i ndërhyn Asanit në mënyrë të parregullt brenda zonës, duke e tërhequr nga fanella. Kjo tërheqje ishte mëse e dukshme dhe i largonte futbollistit të Partizanit mundësinë për të goditur drejt portës, por Ziri e vijoi lojën.

Një tjetër rast i dyshimtë dhe për t’u diskutuar për moviolë është edhe ai i penalltisë për Lushnjën. Mala ka ndërhyrë në brendësi të zonës në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit sipas Nezirit, duke mos pasur asnjë dyshim për penalltinë e dhënë. Megjithatë pamjet tregojnë se vendimi i tij ishte i gabuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i fundit për moviolë është një gol i anuluar që u shënua nga ana e Ramadanit. Ibrahimi gjeti të lirë në zonë Ramadanin, i cili siç shihet nga pamjet ishte në një pozicion të rregullt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?