Moviola e Juve-Inter/ Brozoviç ishte për të kuq, mungon një penallti për “Zonjën”
Polemikat në finalen e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit që u mbyll me fitoren e zikaltërve 4-2 pas kohës shtesë. Tifozët bardhezi ndërkohë nuk mbeten aspak të kënaqur nga vendimet e gjyqtarit sidomos në rastin e penalltisë së parë ndaj Lautaros dhe mungesën e kartonit të kuq për Brozoviç, i cili largoi me zemërim topin. Ish-arbitri Graziano Cezari ka analizuar rastet e duelit, ku nuk mungojnë kritikat.
“Valerin e vlerësoj me notën 5, peshon shumë ai kartoni i dytë i verdhë për Brozovic. VAR me të drejtë thërret arbitrin të rishikojë penalltinë e dytë, faulli i De Ligt është naiv. Por me atë rast, gjithçka ndodh në fushë: ka kaos thuajse gjatë gjithë ndeshjes”.
Rasti i kontakti De Vrij-Vlahovic – “Kishte shumë situata, kontakte mes futbollistësh dhe nervozizëm nga të dyja palët. Penallti e kërkuar nga Juvja? Vlahovic lëvizi topin. De Vrij shkon vetëm te topi më pas, por fillimisht godet këmbën e serbit. Me lëvizje të ngadalta edhe ky rast duhej analizuar”. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

