MOVIOLA/ Luftëtarit ju mohua një penallti e pastër, ja rasti që i penalizoi (VIDEO)
Kukësi nuk mundi të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Luftëtarit, por mund të kishte dalë edhe pa pikë nga Gjirokastra. Vendasve ju mohua një gol i rregullt, ndërkohë që ishte edhe një rast tjetër që pretendojnë se janë penalizuar.
Po flasim për një episod në minutën e 57-të, teksa fillimisht ndërhyrjet në mënyrë të gabuar në hyrje të zonës, ndërkohë që më pas portieri Xhika ndërhyn shumë ashpër në zonë. Bëhet fjalë për dy ndërhyrje që fare mirë mund të ishin vlerësuar si penallti.