Moviola/ Mungojnë dy penallti për Romën dhe një karton i kuq për Arnold (FOTO LAJM)
Ndeshja e kthimit mes Romës dhe Liverpulit e mbyllur 4-2 ka prodhuar të tjera polemika, teksa mungojnë dy penallti për Romën dhe një karton i kuq për mbrojtësin Arnold.
Minuta e 49-të: Xheko i shmanget bukur mbrojtjes së Liverpulit dhe më pas shmang portierin Karius, i cili shkakton penallti. Gjyqtarët ndalin lojën për pozicion jashtë lojës, por siç shihet dhe nga pamjet Van Dijk e mban në lojë. Duhej akorduar penallti dhe karton i verdhë për portierin e Liverpulit.
Minuta e 63-të: El Sharaui godet në zonë, topi ndalet dukshëm me dorë nga Arnold. Arbitri Skomina nuk e pa këtë rast, dhe as asistentët duke dhënë goditje nga këndi. Duhej dhënë penallti për Romën dhe karton i kuq për Arnold. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

