FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Moxhi: Vetëm Milanit s’ia kisha dhënë Bonuçin, ka ndodhur diçka mes lojtarit dhe Alegrit

Transferimi i Leonardo Bonuçit nga Juventusi te Milani ka habitur të gjithë në Itali dhe jashtë saj. Por për këtë transferim kanë folur shumë specialistë merkatoje, ish futbollistë,madje jashtë këtij nuk ka ngelur as një njohës i mirë i merkatos italiane, që sot është këshilltar i Partizanit. Luçiano Moxhi ka reaguar në lidhje me transferimin e Bonuçit tek Milani duke quajtur surpizues. Kur tifozët e Partizanit po presin për një merkato cilësore dhe fuqizimin, duket se italiani nuk po e vret mendjen shumë.

“Jam më se i surprizuar. Nuk e prisja. Me këtë transferim, Milani ka mbyllur rrethin dhe tani rrezikon seriozisht të vërë në vështirësi Juventusin dhe Alegrin. Më duket qartë se ka ndodhur diçka mes lojtarit dhe Alegrit dhe pjesës tjetër të skuadrës.Personalisht, e përsëris, vetëm kuqezinjve s’do t’ia kisha dhënë. Në të shkuarën, Bonuçin e kërkonin jashtë. Pikërisht këtë do të kisha bërë, do të bëja të mundur që të shitej diku tjetër. Them vetëm që do të kisha zgjidhur gjithçka në heshtje, sepse rrobat e pista lahen në shtëpi. Dënimi që iu bë në Oporto, në dritën e diellit, ishte i rëndësishëm. Më kanë akuzuar se kam qenë arrogant dhe e kam pësuar shtrenjtë. Por, të sillesh ndryshe, e pëson në fushë”, është shprehur Moxhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?