Muaji i Ramazanit, Salah stërvitet në orën 03:00 të mëngjesit
Muaji i Ramazanit ndryshon edhe programin e futbollistëve profesionistë. Gjatë një sezoni aktiv, trajnerët me siguri që nuk do të pëlqenin faktin që lojtarët të kenë kufizime në ushqim apo ujë. Gjithsesi për shkak të pandemisë tashmë Mohamed Salah e ka më të thjeshtë për ta menaxhuar vetë situatën.
Futbollisti i Liverpoolit i kryen seancat në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 02:40, siç vërtetohet edhe nga një “story” të publikuar nga vetë egjiptiani në Instagram.
Nga ana tjetër agjërimi gjatë ditës është i detyrueshëm sipas praktikës fetare. Egjiptiani ka zgjedhur që të shmangë stërvitjet gjatë ditës, duke marrë parasysh faktin se nuk mund të pijë as ujë. /R.Lika-Koha Jone/