Muçi nuk di të ndalet, shënon tjetër gol në Turqi (VIDEO)
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin në Superligën turke, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës për Trabzonsporin në transfertën ndaj Goztepes.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, sulmuesi i Kombëtares goditi menjëherë në fillim të fraksionit të dytë. Pas një aksioni të shpejtë, tentativa e tij e parë u ndal nga portieri vendas, por Muçi reagoi menjëherë dhe e dërgoi topin në rrjetë në tentativën e dytë.
Ky është goli i katërt për 23-vjeçarin me fanellën e Trabzonsporit dhe i treti radhazi në tri ndeshjet e fundit, ku ka kontribuar edhe me një asist. Forma e tij mbresëlënëse po i jep dimension të ri ekipit turk.
Muçi po aktivizohet te Trabzonspori në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa klubi ka edhe të drejtën e blerjes për 10 milionë euro, një opsion që sa vjen e bëhet më joshës me paraqitjet e tij të fundit mbresëlënëse.
Ernest Muci breaks deadlock
Süper Lig | 🇹🇷 Göztepe 0-1 Trabzonsporpic.twitter.com/5AuOXTOsaV
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 7, 2025
KOHA JONË SONDAZH

