Mugabi thyen rekordin e Ronaldos me një kërcim të frikshëm (VIDEO)

Bevis Mugabi, futbollist Ugandas që luan për Motherwell, në Premiership-in skocez ka kaluar Cristiano Ronaldon, sa i përket kërcimit të tij në sfidën ndaj Sampdorias. Portugezi kishte kërcyer 71 centimetra nga toka në super golin e vitit 2018, duke arritur lartësinë 2.56 metra.

Mbrojtësi qendror Ugandës,  i gjatë 1m 87cm arriti 2.62 metra për të shënuar golin e fitores së ekipit të tij ndaj Ross County, teksa sfida përfundoi 1-2.

Përveç rekordit të lartësisë në kohën e goditjes me kokë, Mugabi gjithashtu arriti të kalonte Ronaldon edhe me distancën nga toka, duke arritur 75 centimetra. /R.Lika-Koha Jone/

Image

 

SHKARKO APP